Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia tre ushtarakët e arrestuar për kanabisin e gjetur brenda territorit të repartit ushtarak të Zall Herrit.
Kanë lënë qelinë shefi i zbulimit Gramoz Mulla dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe ka caktuar masën e sigurimit arrest ne shtëpi.
Kujtojmë se tre ushtarakët u arrestuan pasi në repartin ushtarak të Zall Herrit u gjetën të mbjella rreth 120 rrënjë kanabis.