Policia e Lezhës ka arritur t’i identifikojë viktimat e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm tek kryqëzimi i Kallmetit, kur një “Fiat” me dy persona goditi nga pas një zetor dhe si rrjedhim, u vranë si shoferi edhe pasagjeri i Fiatit.
Policia dha një informacion parapraku ku thuhet:
“Rreth orës 5:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”, shtetasi Prend Marku, banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga shtetasi A. T. banues në Gocaj, Lezhë.
Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Fiat” shtetasi Prend Marku, 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi Martin Gjoka, 54 vjeç.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”