Dy persona janë plagosur rëndë në një aksident të shënuar mbrëmjen e së dielës në Gramsh.
Ngjarja ka ndodhur brenda qytetit, në afërsi të spitalit, ku një automjet tip Golf ka përplasur një mjet kabriolet.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit kabriolet, Artan Llapushi 47 vjeç dhe djali i tij Orgito Llapushi 15 vjeç.
Të dëmtuarit kanë marrë ndihmën e parë nga spitali i Gramshit dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit të traumës ne Tiranë. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.