Një krim në familje është shënuar ditën e sotme në Lezhë, ku djali ka vrarë nënën e tij.

Nga të dhënat paraprake mësohet se djali ka goditur me thikë nënën e tij duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërkohë që pas krimit policia ka arrestuar të dyshuarin.

Lidhur me këtë ngjarje detajet janë ende të pakta, ndërkohë që policia po heton për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.