Nje siperfaqe prej 6 ha me bar te thate, eshte djegur ne nje parcele toke buke ne afersi te fshatit Jorgucat ne Dropull. Shkaku i zjarrit ka qene shkendija qe leshoi autokombajna qe ishte ne vendngjqrje per te korrur barin e thate. Per pasoje autokombajna u shkrumbua plotesisht.
Nderkohe forcat e MNZSH Dropull kane shkuar ne vendngjarje duke eleminuar rrezikun e larte pasi flaket po i afroheshin nje bombole te madhe propani (gaz) qe ndodhej ne afersi te nje ish punishteje per prodhimin e eneve plastike.
Zjarrefikesit kane vene nen kontroll zjarrin e shkaktuar nga autokombajna pa pasur deme ne njerez. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjqrje per te identifikuar shkakun e zjarrit.