Një furtunë shkarkimesh po ndodh në Komisariatin e Policisë së Krujës.
3 ditës pas dhunës barbare të anëtarëve të fisit Rraja ndaj dy personave të fisit Maja, është shkarkuar e gjithë trupa policore në Krujë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Policia e Shtetit.
Në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati”, thuhet në njoftimin e policisë.