Gjykata e Juridiksionit te Pergjithshem ne Gjirokaster, sapo ka denuar me burg ish-kreun e Kadastres se Gjirokastres, Florian Taçi.

Gjithashtu jane denuar me burg edhe dy bashkepunetoret e tij te ngushte, qe gjenden ne qeli Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi.

Gjykatesja, Matilda Përralla, ka pasur fjalen sot per te vendosur rreth ceshtjes me korruptive dhe me skandaloze, qe ka ndodhur deri me sot me Kadastren Shqiptare, duke dhene 6 vjet burg per ish-kreun e Kadastres se Gjirokastres, Florian Taçi, si dhe me nga 4 vjet burg per dy bashkepunetoret e tij.

Nisur nga kerkesa e te pandehurve qysh ne seancen fillestare per gjykim te shkurtuar, i bie qe Florian Taçit t’i ulet 1/3 e denimit, pra te denohet me 4.6 vjet burg, perllogaritur ketu dhe 7 muajt qe ka kaluar ne arrest shtepie gjate kesaj periudhe.

Ndersa Memisha do te vuajne 2.5 vjet burg, kurse Nakuçi 8 muaj ne detyrim.

Mbi Ish kreun e Kadastres se Gjirokastres rendojne akuzat e fallsifikimit, mashtrim dhe shperdorimit te detyres ne bashkepunim.

Florian Taçi u arrestua ne flagrance nga Policia e Gjirokastres ne 28 shkurt te ketij viti. Apeli ne Tirane i dha arrest shtepiak, ndersa prej dites se sotme Taçi behet i burgosur ku do ta vuaje denimin ne burg te sigurise se zakonshme.