Një 75 vjeçare me inicialet, N.H është gjetur e vetëvarur në oborrin e shtëpisë së saj në Delvinë.
Viktima u gjet nga familjarët, ndërsa në trup nuk kishte shenja dhune.
Policia po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.05.2022, në Delvinë, në oborrin e banesës, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur shtetasja N. H., rreth 75 vjeçe, banuese në Delvinë.