Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në ambientet e jashtme të një fabrike në periferi të Durrësit.
Banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës i cili sapo ka mbërritur pranë objektit.
Fabrika ndodhet në unazë, në zonën e plazhit.
Roja i fabrikës i ndihmuar nga banorë të lagjes kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe ndalimin e përparimit të tyre drejt fabrikës.