Një person ka humbur jetën dhe një i dytë është plagosur në një aksident rrugor, që ndodhi sot herët në mëngjes në juglindje të vendit
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht.
Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. Y, 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.
Për pasojë janë dëmtuar dy persona: drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z, 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë.
Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz”.
Policia tha se me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.