Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në autostradën Fier-Vlorë.
Autoritetet policore bëjnë me dije se shtetasja K. Gj., 44 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një kalimtar, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në afërsi të fshatit Novosel. Viktima është një burrë, rreth 60 vjeç, këmbësor, ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.