Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Raportohet se viktima, i cili ishte këmbësor, është përplasur për vdekje nga një automjet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në urën e fshatit Polen.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërkohë që policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur ngjarjen.