Policia e Shtetit dhe SPAK kanë kryer një megaoperacion ku mësohet se është blinduar zona e Fushë Kuqes.

Mësohet se është rrethuar banesa dhe lokali i Gëzim Çelës, ish oficer, i njohur si baroni i drogës.

Gjithashtu burime bëjnë me dije se janë lëshuar 15 urdhër arreste, ku mes të arrestuarëve është edhe një shef komisariati.

Operacioni është zhvilluar në disa qytete, Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë dhe Kurbin.