Kandidati i koalicionit, Bashke Fitojme në Himarë, Fredi Beleri është arrestuar rreth orës 01:00 të ditës së sotme.
Ai akuzohet për blerje votash.
Beleri ndodhej në brendësi të restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua ne polici.
Belerin e kanë shoqëruar efektivë të SPAK, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë.
Ditet e fundit kryeministri Edi Rama, ka hedhur akuza dhe fyerje ndaj Belerit, duke e quajtur injorant dhe analfabet që del dhe mashtron në takimet e fushatës.