Sapo është arrestuar 43-vjeçari nga Tepelena, Gerald Shehu.

Autori i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçarit, Eraldo Nevruzin, në Dhërmi.

Ai u ndalua në aeroportin e Korfuzit në Greqi.

Më herët Policia e Shtetit njoftoi se ishte në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke për kapjen e Shehut, i cili kishte hyrë në territorin e Greqisë nga pika e kalimit kufitar e Qafë Botës.