Ish-presidenti Donald Trump është arrestuar pak minuta më parë.
Ai sapo ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku ndodhet në paraburgim policor përpara se të jepet vendimi për të.
Trumpit pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve dhe më pas, ai do të dërgohet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet.
Ish-Presidenti nuk do të vihet në pranga pas arrestimit të tij, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit.