Një 40-vjeçar ka humbur jetën, pasi motomjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Himarë -Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Borshit. Sipas policisë, drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi.
Mësohet se viktima është identifikuar me inicialet A.B.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.