Rreth orës 13:00, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Sofratik, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin M. S., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.