Aksident automobilistik ne aksin rrugor Gjirokaster-Kakavije, perplaset xhipi i policise me nje autoveture, lendohen rende dy persona njeri prej tyre efektiv policie.

Ngjarja ka nddhur para 5 minutash ne afersi te lagjes Kordhocë fshati Lazarat, Bashkia Gjirokaster, kur nje autoveture tip Audi eshte perplasur me nje automjeti tip fuoristrade, qe i perket Policise se Gjirokastres me dy efektive brenda.

Perplasja ka qene frontale dhe ka shkaktuar demtim te rende te dy personave te perfshire ne aksident, njeri prej te cileve efektiv policie.

Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor per te percaktuar shkaqet e aksidentit, nderkohe qe gjendja e te lenduarve eshte jashte rrezikut per jeten, por qe mendohet se kane demtime serioze ne gjymtyre.