Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në aksin rrugor Tepelenë-Fier. Dy persona, burrë e grua kanë humbur jetën nga përplasje e mjetit me të cilin ata po udhëtonin, me një autobot.
Policia ka bërë me dije se drejtuesi mjetit tip Ford dhe bashkëshortja e tij humbën jetën në vendngjarje, ndërsa shoferi i autobotit dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin e tij ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A..
Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).
Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.