Një shtetas ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të marte në Prrenjas.
Si pasojë e një aksidenti rrugor, ku janë përfshirë një mjet i tonazhit të rëndë, trajler, dhe një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urakës, në dalje nga Prrenjasi për në Qafë Thanë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të saj, ndërsa identiteti i viktimës, qe dyshohet se eshte i huaj dhe personit tjetër të përfshirë nuk dihet ende.