Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq në afërsi të fshatit Pendavinj.
Sipas informacioneve nga policia, në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon mallrash e për pasojë janë plagosur 7 persona.
Nga informacionet e para mësohet se një prej të plagosurve është në gjëndje të rëndë, ndërsa 6 të tjerët kanë marrë lëndime të lehta.
Të plagosurit janë drejtues dhe paaagjerë në të dyja mjetet. Policia ndërkohë po punon për sqarimin e rrethanave të akaidentit.