Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në zonën e ish-Kënetës, tek rruga “Vëllazërimi”.
Sipas të dhënave paraprake, dy të mitur janë aksidentuar nga një automjet tip “Benz”, ndërsa po lëviznin me monopatinë në këtë aks.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, dy fëmijët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur dinamikën e aksidentit të rëndë.