Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në autostradën Vlorë-Fier në afërsi të fshati Akërni.

Nga të dhënat e para raportohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.