Aksident automobilistik me vdekje ne Tepelene, vdes e moshuara.
Para pak në lagjen “Selam Musai”, automjeti me drejtues H. Xh., 30 vjeç, ka aksidentuar Z. Rr., rreth 71 vjeçe, banuese në Tepelenë, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.