Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në lagjen nr. 15 në qytetin e Korçës.
Sipas të dhënave paraprake një person ka dalë në dritaren e banesës në një pallat dhe ka shtënë në ajër.
Burimet shtojnë se personi është ende në banesë dhe kërcënon të hapë zjarr. Policia është në vendngjarje dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë si dhe po punon për neutralizimin e personit.
Mësohet se i moshuari Edmond Naska, 71-vjeç jeton i vetëm. Ai ka qëlluar 3 herë me armë, nga ballkoni i banesës që ndodhet në katin e parë.