Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dyshohet se 45-vjeçari me inicialet M.L është vetëvrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës së mbrëmshme, ndërsa bëhet me dije se 45-vjeçari ka qenë menaxher i sigurisë së një kompanie.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te qendra tregtare Teg, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.