Një 40-vjeçar në Kolonjë është djegur brenda kasolles mbrëmjen e së mërkurës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oseckë, pranë Leskovikut.

Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë, duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 40-vjeçari u largua për të kasollja.

Aty dyshohet se mund të ketë ndëzur zjarr dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo, ndërsa 40-vjeçari është djegur brenda kasolles.

Identiteti i viktimës nuk dihet për momentin.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.