Policia njofton se në spitalin e Lushnjës është paraqitur pasditen e sotme 39-vjeçari me iniciale N.P., i cili dyshohet se është dëmtuar me thikë nga babi i tij, 69-vjeçari me iniciale B.P.
Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe 69-vjeçari pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.