Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet, teksa autori është arrestuar.

Personi që është plagosur është marrë nga ambulanca, pasi është goditur me thikë.

Mësohet se një 35-vjeçar ka qëlluar një 60-vjeçar.

Autori është me precedent penal të mëparshëm, teksa është arrestuar nga policia.