Një 27-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi akuzohet për kultivim kanabisi. Mësohet se i riu kishte krijuar një plantacion me 287 bimë kanabisi në një zonë të pyllëzuar në fshatin Rehovë. Në pyll, ai kishte krijuar disa zona ku kultivonte bimën narkotike, të cilën më pas e shiste.
Raportohet se bimët narkotike që u gjetën janë djegur nga policisë
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i një hetimi proaktiv të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit dhe në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, Komisariati i Policisë Skrapar finalizoi operacionin policor të koduar “Rehova”
Si rezultat u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 27 vjeç, banues në fshatin Rehovë.
Gjatë operacionit në këtë fshat, rezultoi se 27-vjeçari kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.