Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Ksamil.
Dy fierakë të moshave 43 dhe 36 vjeç kanë qëlluar në fytyrë një shtetas polak.
Turisti 44-vjeçar me inicialet S.A ka përfunduar në Spitalin e Sarandës me dëmtime të rënda në fytyrë.
E.C 43 vjeç dhe A.C 36 vjeç banues në Fier, me lidhje familjare mes tyre janë konfliktuar me polakun në një nga plazhet e Ksamilit.
Sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, teksa dy shqiptarët kanë goditur me sende rë forta turistin. Ky i fundit ka shkuar të mjekohet në Spitalin e Sarandës.
Njoftimi i policise:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 36 vjeç dhe E. C., 43 vjeç, të dy banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin polak S. A., 44 vjeç.