Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Shqipëri.

Ai ka ardhur me helikopter në Himarë ndërkohë Euronews Albania ka sjellë me pamje momentin e mbërritjes së kreut të qeverisë greke në vendin tonë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat ai tha se është shumë i lumtur që ndodhet në Shqipëri.

Mitsotakis do të jetë në Himarë në orën 09:30 të mëngjesit stadiumin e Himarës “Petro Ruçi” dhe më pas do të vizitojë shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon, për të vijuar më pas në pedonale. Pas një përshëndetje të shkurtër ai do të niset në orën 11:05 me helikopter drejt Livadhjasë së Finiqit.

Në disa prej këtyre takimeve kryeministri grek do të shoqërohet edhe nga homologu shqiptar Edi Rama.