Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, për pafajësi.
Pesë vite më parë, Xhelili u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi u shfaq në një video-skandal duke kërkuar seks për një vend pune në Bashkinë e Dibrës.
Prokuroria çoi në Gjykatë dy akuza për Shukri Xhelilin, “korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore” dhe “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”.
Ish-kryebashkiaku e Apeloi vendimin dhe kërkesa për korrupsion ra.
Përfundimisht, Shukri Xhelili u dënua nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me 1 vit e 8 muaj burg, nga 2 vite e 8 muaj që kishte dhënë Shkalla e Parë.
Mirëpo, duket se ish-kryebashkiaku që kërkonte seks për një vend pune dhe doli në video-skandal me të brendshme të grisura, edhe pas 5 vitesh nuk e ka pranuar dënimin.
Ai ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar pafajësi, kërkesë e cila nuk është pranuar.
Po ashtu, edhe Prokuroria ka bërë rekurs të vendimit të Apelit, duke kërkuar që Shukri Xhelili të dënohej edhe për akuzën e parë të korrupsionit, por dhe kjo kërkesë është rrëzuar.
Vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë, publikuar më 18 tetor: