Kreu i opozites greke Stefanos Kaselakis, mberrin neser per vizite ne Dropull me ftese te kreut te kesaj bashkie, Dhimiter Toli.
Vizita e kreut te Syriza-s, formacionit me te madh politik parlamentar opozitar ne Greqi, eshte e para e ketij lloji qe ndermerret ne bashkine ku jeton minoriteti etnik grek.
Tema te ndryshme te karakterit bashkepunues me interes te perbashket dhe situata e te drejtave te popullsise greke ne kete komune, priten te jene temat e diskutimit mes Tolit dhe Kaselakisit.
Ne aspektin politik, vizita e Kaselakisit ne Bashkine e Dropullit eshte avantazh politik per kryebashkiakun aktual, Dhimiter Toli.
Kjo vizite eshte vazhde e vizitave te meparshme te zyrtareve me te larte te shtetit grek, njekohesisht krereve te partise konservatore ne pushtet te Nea Demokracias, sikurse eshte kryeministri, Konstantinos Mitsotakis.