Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Ai u pyet nga prokurorët për rreth 45 minuta.
Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Haki Çako tha shkurtimisht se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni.
“Jam thirrur në cilësinë e personit që kam dijeni për një çështje, por që nuk lidhet as me detyrën time dhe as të institucionit”, tha ai shkurtimisht.
Dyshohet se Çako eshte thirrur per çështje e rindertimit te banesave pas termetit.
Kujtojmë se Haki Çako ka mbajtur detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit para se të merrte detyrën e kreut të Emergjencave.