Vrasja e Liridona Ademajt ka sjell një tronditje të madhe në Kosovë. Burri i saj, Naim Murseli dyshohet se qëndron prapa kësaj vrasje makabre mbrëmjen e së mërkurës.
Murseli dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, nënë e dy fëmijëve. Murseli thuhet se ka pranuar para organeve të drejtësisë organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Por cila ishte arsyeja që e nxiti atë drejt kësaj vepre kriminale e monstruoze?
Indeksonline raporton se Naim Murseli para disa kohësh ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze.
Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. Naim Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë dëmshpërblimi dhe mund të jetë inspiruar për të organizuar fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij.
Murseli ende s’ka treguar para organeve të drejtësisë arsyen që ka bërë këtë krim, por një nga pistat e besueshme mund të jetë kjo, bazuar në burime të afërta me ish-çiftin. /Marrë nga Indeksonline/