Për vrasjen e Liridona Murselit, autori Granit Plava, ka deklaruar edhe shumën sesa u pagua nga bashkëshorti i të ndjerës për të kryer krimin.
Ai ka deklaruar se Naim Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes.
Një pjesë e shumës i ishte dhënë Granitit, ndërsa ai dhe Naimi ishin pajtuar që pjesa tjetër e borxhit të paguhej më vonë.
Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar në fshatin Rakovinë të Gjakovës.
Granit Plava dyshohet të jetë nga fshati Cerrmjan, nga ku vinte edhe viktima, Liridona Murseli.
”Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”,-ka bërë të ditur policia.