Ish ministri i shendetesise, Prof. Dr. Tritan Shehu, ka reaguar pas rastit te kontrabandes se ilaceve ne Sarande.

Permes nje postimi ne fb, Shehu akuzon shtetin se nxit kontrabandën e ilaçeve dhe se ky problem nuk zgjidhet me ndonjë “ndalim” teatral personi.

Sipas Shehut, të gjitha këto stimulohen nga politikat klienteliste e korruptive, që pengojnë artificialisht rregjistrimin e medikamenteve të sigurta dhe rregullat europiane.

Ja postimi i plote i Shehurt:

Shteti eshte nxitesi i kontrabandes se medikamenteve!
Cdo futje ilegale medikamentesh per qarkullim, eshte e denueshme dhe e rrezikeshme per qytetaret.
Por ky problem nuk zgjidhet me ndonje “ndalim” teatral personi.
Ai minimizohet me politika farmaceutike, qe jane ne dobi te qytetareve.
Politikat “kokeposhte” te qeverise e nxisin kete “tregeti”, qe ben te qarkullojne “ilegalisht” sasi te medha medikamentesh, ne aparence te sigurta.
Qytetaret kane nevoje per medikamente te sigurta, te ndryshme ne perberje, aplikim edhe ne dozat, te cilat shteti nuk i siguron, ne fakt i pengon, sepse:
–Agjensia e Barnave e kthyer ne zyre te Ministrise eshte jashte funksionit.
–Lista e medikamenteve te rregistruara eshte tejet e shkurter, e varfer ne lloje produktesh e formash, vecanerisht per medikamentet e origjines se sigurte, te cilat tregtohen dhe me cmime me te larta se ne vendet e BE.
–Ajo dominohet nga medikamente prej vendeve te origjines se pa sigurte, pra te pa rregjistruara nga EMA, FDA dhe qe nuk qarkullojne ne vendet e BE.
–Lista e rimbursimeve eshte me e shkurtera dhe varfera ne kontinent, duke u koncentruar perseri te medikamentet e origjines se pa sigurte.
–Prodhimi dhe farmaceutika vendese akoma nuk aplikojne standartet europiane te GMP, GDP dhe GFP.
–Te gjitha keto stimulohen nga politikat klienteliste e korruptive, qe pengojne artificialisht rregjistrimin e medikamenteve te sigurta e rregullat europiane.
Ndersa shqiptaret kane nevoje per medikamente te sigurta, si dhe greket, italianet, etj, gje qe kerkon standartet e EMA, FDA, sic ishte deri ne vitin 2014.
.
–Po keshtu realizimi i politikave te “Liberalizimit te kontrolluar” te medikamenteve te sigurta do te lehtesonte importin e tyre, ndersa aplikimi i “Track and trace” te vigjilences farmaceutike, do te konsolidonte sigurine.
Pandemia arriti kulmin e “kontrabandes” medikamentoze, dirigjuar nga shteti, sepse:
—Nuk u rregjistrua asnje antiviral, ne nje kohe qe ato perdoreshin “lume” kontrabande edhe ne spitalet qendrore publike.
–U mbush Shqiperine me vaksina te pasigurtat, deri te skaduara kineze, qe ne shumice me tej u asgjesuan, apo krye “dorezim dorazi” vaksinash Pfizer!!!
“Peshku qelbet nga koka”-thuhet.