Një çift të rinjsh janë shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, pasi kanë fotografuar fletën e votimit gjatë procesit të votimit.
Incidenti ka ndodhur në një qendër votimi në Xarrë të Konispolit, KZAZ 92.
Në videot e shpërndara nga momenti i incidentit ata mohojnë ta kenë fotografuar votën për një arsye të caktuar, duke pretenduar se e kanë bërë për qejf.
Por pak momente më vonë pranojnë si u janë premtuar 50 mijë lekë për 2 vota me kushtin që të fotografonin votën e tyre.
Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim.