Vëzhguesit e Komitetit Shqiptar të Helsinik kërkuan informacion tek autoritetet përkatëse lidhur me rrethanat e vdekjes së Enver Sheshit në spitalin e QSUT në Tiranë.
Sipas tyre edhe pse ata kanë kërkuar informacione në lidhje me shkakun e vdekjes së Sheshit nuk iu është mundësuar një gjë e tillë e cila sipas tyre është e papajtueshme dhe nuk shkon për krah me parimin e përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore.
Njoftimi i plotë i KShH-së:
Vëzhguesit e KShH-së u paraqitën edhe pranë dy institucioneve të tjera si Drejtoria e QSUNT dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Pranë QSUNT, pas një kohe të gjatë pritje, u informuam se duhet të bënim një kërkesë për informacion.
Përfaqësuesit e IML na komunikuan që nuk kishin dalë ende rezultatet e autopsisë (të cilat vononin deri në 30 ditë) dhe duhej të dërgonim një kërkesë për informacion për çdo dokument që kërkonim prej tyre.
Nga sa përmendëm më lart, rezulton se vëzhguesve të KShH nuk iu mundësua informacioni nga organet përkatëse, gjë që do t’i shërbente sqarimit të çështjes. Ky qëndrim është i papajtueshëm me transparencën që shkon për krah me parimin e përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore.