Kombëtarja Shqiptare ka mbërritur në Shqipëri pas eliminimit nga “EURO 2024”.
Në një prononcim për mediat, nga aeroporti Nënë Tereza në Rinas, Silvinjo është e ka përshkruar si eksperiencë të mrekullueshme pjesëmarrjen e skuadrës shqiptare në kompeticionin europian të futbollit që po zhvillohet në Berlin.
“Ishte një eksperiencë e mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë e mrekullueshme”, tha Silvinjo.
Kujtojmë se Shqipëria u eliminua mbrëmjen e djeshme në ndeshjen vendimtare me Spanjën, pas një rezultati 0-1 për iberikët.
Shqipëria arriti të siguronte një pikë në barazimin me Kroacinë, ndërsa në ndeshjen që luajti me Italinë më 15 qershor, humbi me rezultatin 2-1.