14 vjeçarja, e cila ishte zhdukur që prej ditës së djeshme në qytetin e Fierit është gjetur sot në një hotel në Tiranë.

Policia njofton se e mitura ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Më datë 24.06.2023, në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, është gjetur shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për largim nga banesa.

14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.”, njofton policia.