Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shkuar sot për të zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.
Ajo që bie në sy është fakti që gjatë pamjeve të ndara nga takimi, duket mbi tavolinë një dosje që mban logon e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, duke ndarë pamje nga takimi, ambasadorja ka ndarë edhe një mesazh.
“U takova me kreun e SPAK, Arben Krajën & prokurorët të ritheksoj mbështetjen për punën e tyre të rëndësishme. Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për nxitje, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që tregojnë se askush – pavarësisht gradës apo pasurisë së tij – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri. Mënyrat e vjetra duhet të marrin fund në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, të mund të bëhen anëtarë të plotë të BE- në mënyrë që qytetarët e rregullt të marrin frymë lirisht dhe të bëjnë një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara së bashku,”-shkruan ndër të tjera ambadaroja.
Vizita e ambasadores amerikane sot në SPAK përkon edhe me mbylljen e afatit për garuesit e institucionit të drejtësisë. Të vetmit persona që do të dalin në garë janë: Edvin Kondili, Altin Dumani dhe Adnan Xholi.