Përpos ministres Balluku, edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, (KESH) ka dalë me një apel ku bën thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike.

Në postimin e KESH në rrjetet sociale thuhet se duhen fikur 2 llamba për 4 orë në çdo ditë në mënyrë që fatura e energjisë elektrike të vijë më pak.

POSTIMI

Kursejmë energjinë që ta kemi!

Sa herë që kursen energji, ti ke kursyer para! Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 kwh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj.

Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 MWh dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet.