Një sherr fizik ka ndodhur mes burrit dhe gruas ditën e sotme.
Ata janë proceduar penalisht, pasi kanë dhunuar njëri-tjetrin, fizikisht dhe psikologjikisht.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. T. dhe për shtetasen A. T.(bashkëshortë), banues në fshatin Braçanj, Devoll, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.