Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bënë të mundur kapjen e shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Këlcyrë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e datës 02.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë(të cilët janë arrestuar nga Policia), duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, kanë mashtruar një shtetas tjetër, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash.
24-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Elbasan, për veprime të mëtejshme.