Në Derviçan u mbajt sot ceremonia e përurimit të bustit të babait të Kyriakos Mitsotakis.
Vetë kryeministri grek vendosi të mos marrë pjesë në ceremoni.
Sipas medias greke “Kathimerini”, prania e Mitsotakis do të perceptohej si shfajësim ndaj Ramës.
Mitsotakis, thonë mediat greke, shmangu praninë në ceremoni me qëllim që të mos dëgjonte pretekstet e kryeministrit Rama për marrëdhëniet e acaruara mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Vetë Rama në fjalimin e tij u shpreh se do të kishte dëshiruar që Mitsotakis të ishte prezent në ceremoni.