Një supermarket në Ishull Lezhë ka rënë pre e grabitjes. Mësohet se gjarja ka ndodhur pas mesnate ku është vjedhur kasaforta e marketit.
Paraprakisht dyshohet se në kasafortë kanë qenë rreth 30 milionë lekë të vjetra.
Po ashtu të njëjtat burime tregojnë se personat të cilët kanë kryer grabitjen, janë futur nga hyrja e pasme marketit duke thyer derën e pasme të marketit.
Pritet që policia të sekuestrojë kamerat e sigurisë të cilat mund të identifikojnë autorët e kësaj ngjarje e cila ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.