Edoardo Reja është zyrtarisht pa kontratë. Trajnerit italian i ka përfunduar marrëveshja me federatën shqiptare të futbollit e tani pritet vendimi që do të merret për të ardhmen e stolit të kombëtares së Shqipërisë.
77-vjeçari mori drejtimin e kuqezinjve në qershor të 2019, duke drejtuar Shqipërinë në edicionin e fundit të kualifikueseve për kampionatin europian, në dy edicione të Ligës së Kombeve dhe në kualifikueset për kampionatin botëror.
Reja debutoi në ndeshjen e tretë të kualifikuesve për kampionatin europian në Reykjvik, me islandezët që fituan 1-0.
Skuadra kuqezi, në atë edicion u pozicionua në vendin e katërt, pas Francës kampione bote, Turqisë dhe Islandës, ndërsa mbeti pas Andorra dhe Moldavia.